26-04-2024

Ndalohen dy persona në kufi, tentuan të fusnin ilegalisht mbi 200 kilogramë mjaltë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në vendkalimin kufitar “Qafa e Morinës”, të cilët nuk kishin deklaruar se kanë 232 kilogramë mjaltë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur so.

“Me datë 16.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast SPK Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona. Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë.

Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”.

“Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme”, vijon njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.