25-04-2024

Pas vërshimeve në Evropë, MPJD me njoftim të rëndësishëm për kosovarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se nga informacionet që janë mbledhur nga misionet e Kosovës në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër , vende këto që po përballen me përmbytje dhe vërshime nga të reshurat, nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga radhët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këto shtete.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Nga raportet e misioneve të Kosovës në këto shtete, deri sot në mesditë (e premte, ora 12:00), është kontaktuar në dy raste Ambasada e Kosovës në Berlin si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, të cilat kanë arritur të asistojnë në dy raste në identifikimin e një familjeje dhe një personi tjetër, të cilët kishin rezultuar të humbur në rajonet e prekura nga përmbytjet. Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

“MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me pjesëtarët e mërgatës sonë, në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore”.

Kjo ministri ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të njerëzve nga kjo katastrofë natyrore dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit me shpresën se nuk do të ketë humbje të tjera jetësh.

Asnjë koment

Comments are closed.