27-09-2024

Ndalohet në Klinë vetura e vjedhur që po kërkohej nga Interpoli

Njësia policore e auto-krimeve ka identifikuar dhe ndaluar një veturë në Klinë, e cila po kërkohej ndërkombëtarisht.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, vetura me targa të Zvicrës ishte përvetësuar nga i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme.

Pasi janë bërë të gjitha hetimet e nevojshme dhe është konsultuar prokurori, vetura është sekuestruar.

Asnjë koment

Comments are closed.