Ndalohet ngrohja me qymyr e shkollave
Shkollat në Kosovë nuk do të ngrohen me qymyr në dimrin e sivjetëm. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndalimin e ngrohjes me thëngjill nëpër institucionet edukativo-arsimore.
Në vendimin e publikuar nga MASHT thuhet se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë të obliguara të njoftojnë shkollat me kohë para sezonit dimëror.