25-11-2024

Ndërroi  jetë ish futbollisti i Lirisë, Bellanica

Ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë në Gjermani, në moshën 63 vjeçare, raporton Gazeta e Prizrenit.

I ndjeri ishte pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, që në fund viteve të 80-ta luante me sukses në ish Ligën e Dytë dhe atë unike.

“KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella, me rastin e ndarjes së tij nga jeta, për familjen, bashkëlojtarët e kohës dhe opinionin sportiv. Varrimi bëhet ditët në vijim, për çka opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Qemal Krasniqit, kryetar i klubit. /Gazetae Prizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.