25-04-2024

Ndërroi jetë veprimtari prizrenas Bedi Kabashi 

Sot ka ndërruar jetë,  Muhamed Bedi Kabashi  ish-veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave, që ka vepruar gjatë viteve të ’90-ta në  Prizren.

I ndjeri ishte i angazhuar në lagjen “Xhevdet Doda’’, ndërkohë që ishte anëtarë i Kryesisë  së Këshillit  Komunal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kabashi është dalluar si një veprimtar i palodhshëm, ndërsa ka marrë pjesë në aktivitete  kombëtare, duke qenë njëri ndër  organizatorët e shumë nismave humanitare, në kohën e funksionimit të institucioneve paralele, për jetësimin e  Republikës së Kosovës.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Varrimi i tij bëhet të premten,  në varrezat e  Prizrenit./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.