Ndërron jetë Bashkim Beshi
Sot në moshën 52 vjeçare, ndërroi jetë Bashkim Beshi
I ndjeri ishte futbollistë i KF Liria në vitet 90-ta dhe pjesë e gjeneratës që më 1995 doli kampion.
Në rininw e hershme, luajti edhe me Progres-exportin.
Pas lufte ka luajtur me mjaftë sukses, për tu bërë më pas trajner i grup moshave të reja.
Ai, një kohë ka qenë dhe sekretar i KF Liria (2011) derisa kaloi me punë në gjykatë si bashkëpunëtorë profesional.
Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren.
KF Liria i ka shprehir ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve.
Varrimi bëhet sot ( e diel) në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prizren./GazetaePrizrenit.net