Në moshën 55 vjeçare, për shkak të një sëmundjeje ka ndërruar jetë kapiteni Sejdi Krasniqi, Komandant i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, njoftuan familjarët, transmeton “gazateeprizrenit.net”.
Krasniqi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në radhët e UÇK-së.
Për shkak të sëmundjes, ai fillimisht është trajtuar në Prishtinë, ndërsa më pas është dërguar në një spital të Shkupit, ku edhe vdiq.
Kapiten Krasniqi ka qenë edhe përfaqësues i FSK-së në disa institucione të vendit.
Ende nuk është përcaktuar dita e varrimit.
Shtëpia e tij, ndodhet në rrugën ish-Nëna Tereze (nga lagja Bazhdarhane në drejtim të Petrovës)./gazetaeprizrenit.net/