Ndërron jetë veprimtari i Lëvizjes Kombëtare, Skënder Berisha
Mbrëmë, pas një sëmundje të rëndë e të shkurtër ka ndërruar jetë veprimtari i Lëvizjes Kombëtare, Skënder (Reshit) Berisha, vëllai i dëshmorit të Kombit Xhemajli Berisha.
Ishte anëtar i kryesisë së LDK në Prizren, njëri nga organizatorët e luftës së UÇK-së dhe luftëtar i paepur për liri,
Skënderi që në rininë e tij të hershme, ishte dalluar dhe veprimtar i palodhur i çështjes atdhetare dhe i Lëvizjes për Republikën e Kosovës, në vitin 1992 ai zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ishte njëri nga nismëtarët në organizmin e armatosur për çlirimin e Kosovës dhe ishte ndër ushtarët e parë të lirisë nga Prizreni, ndërsa ishte angazhuar në Retijë e pastaj edhe në Brigadën 125 të ZOP-it.
Pas çlirimit ishte epror i lartë në kuadër të TMK-së në Prizren.
Varrimi i i tij bëhet sot në orën 12:00, në Arbanë të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net