Ndezën qirinj para lokalit të prizrenasit të aksidentuar në Hungari
Bashkatdhetarë shqiptarë dhe punëtorë e miq hungarez, të prizrenasit Beg Morina, që vdiq dje në një aksident në Hungari, në orët e mbrëmjes në shenjë respekti e dhembje kanë ndezur qirinj para lokalit të të ndjerit, në Hungari.
Morina, 45 vjeç me origjinë nga Kushnini i Hasit, i cili punonte në Hungari, vdiq mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte për të hyrë në një autostradë afër Budapestit të Hungarisë.
Ai prej disa vitesh ka punuar atje, pasi kishte hapur edhe piceri.
Ndryshe, profili i të ndjerit në “facebook” është mbushur me ngushëllime të shumta, përfshirë edhe ato të miqve të tij të shumtë hungarez./GazetaePrizrenit.net/