Ndodhë në Dubravë, përmes palltos tentohet të futet “marijuana”

Shërbimi Korrektues i Kosovës në Dubravë ka parandaluar futjen e lëndëve narkotike të llojit “Marijuan”.

Zyrtarët e ShKK-së kanë arritur që në gjërat që sjellin familjarët, saktësisht në një pallto, të gjejnë lëndë narkotike.

Lexo edhe:

11 mjekë në Prizren shkëputën kontratat në shëndetësinë primare, spitali i mbushur me pacientë

Rreth këtij rasti, është iniciuar rast ndaj një familjari të dyshuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/