Ndryshime në Policinë Rajonale të Prizrenit, këta janë eprorët që u emëruan në katër pozita
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për ndryshime në katër pozita, në stacionin policor në Prizren, si dhe në drejtorinë rajonale – pas propozimeve të bëra, që janë aprovuar nga Policia e Kosovës.
Nënkoloneli Lulëzim Shala, i cili ka udhëhequr Operativën Rajonale është emëruar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
Në vendin e tij, si shef i Operativës Rajonale është caktuar major Vehbi Zekolli, i cili ka qenë komandant i stacionit policor Alfa në Prizren.
Kapiten Nexhdet Mrasori, i cili ka qenë zëvendëskomandant në stacionin policor në Prizren është emëruar komandant i këtij stacioni.
Kurse në pozitën e shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale është emëruar kapiten Faruk Beqiri, i cili më parë ka qenë shef i Krimteknikës në Hetimet Rajonale.
Këto vendime kanë hyrë në fuqi nga sot./GazetaSinjali/