20-04-2024

Në 24 orët e fundit ndodhën 31 aksidente, 13 sosh me të lënduar

Referuar të dhënave nga policia, Kosova po vazhdon të ketë një numër të madh të aksidenteve brenda ditës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 31 aksidente, prej tyre 13 janë me të lënduar, ndërsa 18 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 239 tiketa të trafikut.

Gjatë kësaj kohe janë arrestuar 9 persona prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtjen të dënimit.

Asnjë koment

Comments are closed.