Në 5-vjetorin e themelimit në Prizren, Nisma thotë se ka aderime të reja
Me një manifestim të mbajtur në “Doku Kino” në Prizren, Nisma Socialdemokrate, sot ka shënuar 5-vjetorin e themelimit në Prizren.
Në manifestim ka marrë pjesë edhe kryetari i saj, Fatmir Limaj.
Kryetari i degës në Prizren, Zafir Berisha ju bashkuan një numër i qytetarëve.
“Sot familjes sicialdemokrate në Prizren ju bashkuan 152 qytetar, intelektua të profileve e student…
Nisma Socialdemokrate si subjekt relativisht i ri, por shumë serioz, me një platformë tash më të pranuar në Kosovë, gjithashtu edhe në Prizren, dita e ditës është duke depërtu te çdo familje e Prizrenit, por jo veç të Prizrenit, anë e kënd Kosovës.
Në emër të strukturave të Nismës, ndjehem tepër përgjegjës për besimin dhe për këtë mbështetje masovike që po vjen nga do, në 74 fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe 16 lagjet e qytetit. Do të vazhdojmë në frymën që kemi qenë dhe do të përfaqësojmë vlerat e qytetit të Prizrenit”, ka shkruar ai në profilin e tij të facebookut. GazetaePrizrenit.net/