Organizatorët së bashku me avokatin Tomë Gashi kanë kërkuar të takojnë drejtorin rajonal të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishtën.
I njëjti ka dalë para protestuesve, duke mirëpritur protestuesit, para të cilëve ka thënë edhe stacioni është 140 policë në mungesë, e nuk ka hapësirë për mungesa të tjera.

Protesta është thirrur pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, ka ardhur në kohën kur grabitjet e armatosura dita-ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë.