Policia ka njoftuar se me datën 16 korrik 2019, gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj, pronari i shtëpisë dhe mbajtësi në pronësi dhe posedim në mënyrë të paautorizuar të armës, duke festuar ka përdorur armën duke shtënë në ajër disa herë. Me këtë veprim i njëjti ka kryer vepër penale dhe rasti është raportuar në Polici.
“Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari B. Ç., (lindur 1981), ka gjetur në posedim dhe përdorim të armës Pistoletë 20 ZORAKI, M906 të kalibrit 9mm. Hetuesit dhe njësiti i krim teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar”, bëhet e ditur në raport.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon që armët e zjarrit të mos përdoren nëpër ahengje familjare dhe vende publike, si dhe njoftojmë qytetarët se Policia do të reagojë menjëherë në këto raste sipas planit operativ “Festo me zemër e jo me armë”. /GazetaePrizrenit.net/