Në Kabash të Hasit gjendje e rënduar nga shiu i pandërprerë (Video)
Uji ka vërshuar sipërfaqe të mëdha të arave, duke kaluar edhe mbi një pjesë të rrugës në hyrje-dalje të fshatit Kabash të Hasit, në pjesën e njohur si “livadhet”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas banorëve, kjo gjendje pothuajse përsëritet çdo vjeshtë-dimër dhe pranverë, përkundër kërkesave të shpeshta drejtuar Komunës për rregullimin e shtratit të lumit Gurrës-Kabash.