25-11-2024

Në Kojush të Hasit një femër kërcënohet me armë

Në fshatin Kojush të Hasit është kërcënuar me armë një femër, derisa Policia ka arrestuar të dyshuarin.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit në polici ka pranuar dhe ka dorëzuar vullnetarisht një armë të zjarrit e llojit “M57”, kal.7.62mm, një karikator me nëntë (9) fishekë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit I dyshuari pas është liruar me procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera se cilat ishin shkaqet e këtij incidenti e as identitetin e të përfshirëve në këtë rast./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.