12-12-2024

Në Krushë të Vogël gjendet një bombë e rrezikshme antitank, mbetur nga lufta 

Policia njoftoi se sot pasdite, nëpërmes telefonit është  informuar se në  oborrin e një kompanie në Krushë të Vogël, Prizren (ish Podrumi i verës) dyshohet së gjatë punimeve me eskavator është gjetur një mjet eksploziv i pa shpërthyer.

Mjeti u vlerësua një “bombë kasetë antitank” e mbetur nga lufta e fundit, raporton Gazeta e Prizrenit

Njësitet përkatëse policore  kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin dhe gjithashtu është informuar edhe njësiti deminimit të FSK-së, që është vlerësuar si mjet shumë i rrezikshëm.

Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksplozivë është plasur ( shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident. /Gazeta e Prizrenit\

Asnjë koment

Comments are closed.