Në Llapushnik të Dragashit arrestohet personi që posedonte drogë
Gjatë një kontrolli në fsh.Llapushnik të Dragashit është arrestuar një person (shqiptar) pasi tek ai janë gjetur substanca të drogës.
Sipas raportit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy qese me 8.25 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/