07-10-2024

Në Loyola – Gymnasium” thonë se kanë arritur kalueshmërinë 100%  në testin e maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, sot ka publikuar rezultatet e testit të maturës për vitin shkollor 2017 – 2018, ku shihet se edhe këtë vit maturantët e “Loyola – Gymnasium” në Prizren kanë arritur rezultate shumë të larta.

Kështu, kalueshmëria e maturantëve të kësaj shkolle është 100%, ndërsa arritshmëria është 83.4%.

Drejtori i përgjithshëm i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bodefeld, është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur, i cili, sipas tij, është meritë e punës së pandalshme dhe e përkushtimit të të gjithëve në këtë shkollë, për të kurorëzuar me sukses punën dhe aktivitetet e shumta që zhvillohen këtu. /E.Sulaj/

Asnjë koment

Comments are closed.