23-04-2024

Në Malishevë ura e shembur pamundëson qarkullimin mes dy lagjeve (video)

U rrënua për të zgjidhur një problem, por shkaktoi një tjetër më të madh.

Është kjo një urë që lidh dy lagjje të fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës. Ka rreth 3 muaj, prej vërshimeve të pranverës prej kur banorët që jetojnë afër u detyruan ta shembin këtë urë.

Idriz Kryeziu, ka shtëpinë ngjitur me këtë urë, poshtë së cilës ishin gypat e kanalizimit të cilët në kohë reshjeje, nuk përballonin sasinë e ujit. Kështu, uji kalonte brenda shtëpisë së Idrizit.

“Ka 3 muaj që asht qishtu, komuna janë kanë e kanë kqyr… asht problem se duhet me kalu 1 ose 2 km rruga tjeter kah shkolla per me shku n’Malisheve”

Sipas tij, dëmet që i shkaktuan vërshimet nuk iu kompensuan asnjëherë nga komuna e Malishevës./Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.