26-04-2024

Në mes të pyjeve dhe temperaturave ekstreme, 25-vjeçari gjendet i gjallë pas 8 ditësh

25-vjeçari Andrew Devers u gjet i gjallë pas më shumë se 8 ditësh i humbur në pyje. Alpinisti kishte mbijetuar vetëm me manaferra dhe ujin e lumit.

I riu u raportua i zhdukur më 18 qershor, ndërsa për herë të fundit ishte parë në North Bend, Uashington.

Teksa ekipet e kërkimit vijonin punën pa ndërprerë, ai u gjet rastësisht nga një vrapues të dielën herët në mëngjes.

Zhdukja e tij vjen mes një vale nxehtësie qe ka përfshirë Uashingtonin, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë njerëzit që të mos ushtrojnë sporte gjatë këtij moti ekstrem.

Asnjë koment

Comments are closed.