20-04-2024

Në një fshat të Suharekës, hajnat ia vjedhin një gruaje pushkën e gjuetisë, pistoletën dhe katër orë dore

Në fshatin Shirokë të Suharekës, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e një gruaje, ku kanë vjedhur një pushkë gjueti, një pistoletë për të cilat pronarja posedonte leje dhe katër orë dore.

Megjithatë, gjatë kontrollit pronares u janë gjetur dhe sekuestruar 34 fishekë të kalibrit që nuk i përkasin armëve me leje përkatëse.

Rasti në procedurë hetimore, njofton policia.

Asnjë koment

Comments are closed.