“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, ka shkruar ai.
Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë, transmeton Lapsi.al.
Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.
77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.