Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte fletarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Gllogoc, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në vuajtje dënimit në burgun e Dubravës.
Ndërkaq, në Prizren është arrestuar edhe një person tjetër, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimi në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin policor. /GazetaePrizrenit.net/