01-03-2021

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave ka arrestuar një person që ishte në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

I arrestuari është kapur në Prizren dhe kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë përmes INTERPOL’it.

Personi i arrestuar me iniciale S.L. i lindur më 1988 është shtetas i Shqipërisë.

 Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot më, 21.01.2021, ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar. Personi kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.

Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’. I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, luftimin e dukurive kriminale , POR edhe e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit policor me organizata policore si INTERPOL-in në këtë rast.

Asnjë koment

Comments are closed.