16-09-2024

Në Prizren arrestohet një person që posedonte armë dhe narkotikë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar, dy armë zjarri, dy karikator dhe 7 fishek.

Sipas policisë tek ai është gjetur edhe një sasi e narkotikëve, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë  me peshë 7.34 gram, dhe një bluarës (mulli) për bluarjen e Marihuanës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet për kontroll mjekësor e më pas ndalohet për 24 orë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.