23-11-2024

Në Prizren arrestohet një shtetas serb dhe shqiptar për posedim të substancave narkotike

Në Prizren dhe Suharekë janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.  Referuar raporteve të policisë, në mesin e tyre janë edhe dy shtetas të huaj, njëri shqiptar, e tjetri serb, raporton Gazeta e Prizrenit.

Arrestimet janë bërë në raste të ndara.

Komunikata e plotë e policisë:

Fshati Sllapuzhan, Suharekë. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit te njëri prej tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.49 gram. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren  09.03.2020-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë sekuestruar mbetje të dyshuara të substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.45 gram dhe dy telefona celularë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. “Ekrem Rexha”, Prizren  09.03.2020-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë sekuestruar: një qese me (pluhur) që dyshohet të jetë e substancës narkotike e llojit kokainë me peshë 3.007 gramë dhe dy telefona celularë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.