Në Prizren dhe Suharekë raportohet për tri raste të ndara, kur pronarët e lokalesh janë shoqëruar në Polici, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin 24-orësh të policisë, nuk jepen hollësi rreth lokacioneve të sakta.
Raporti i policisë:
Prizren -22.03.2020 – 09:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren – 22.03.2020 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë – 22.03.2020 – 09:20. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/