22-11-2024

Në Prizren gjendet pa shenja jete një person, nisin hetimet

Sot,  rreth orës 15:30 në rrugën “Ismet Jashari- Kumanova” në Prizren është gjetur një person pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia njoftoi se trupi është vërejtur i shtrirë në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se ekipi mjekësor  i Urgjencës si dhe patrulla policore  kanë shkuar në vendngjarje,  nga ekipi mjekësor raportohet – konstatohet se viktima është pa shenja jete.

“Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa  me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë”, tha ai për Gazetën e Prizrenit.

Sipas burimeve, viktima është Ilir Dida ( lind 1956 ), ndërsa dyshimet fillestare nga mjekët e emergjencës dhe nga dëshmitë nga vendi i ngjarjes dyshohet se kishte sulm në zemër.

Lidhur me këtë hapet rasti “Hetim i vdekjes”. / Gazetën e Prizrenit

P. S Fotoilustrim

Lexo edhe:

Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e detyruan një të mitur të ofrojë shërbime seksuale

Asnjë koment

Comments are closed.