Në Prizren largohen lëmoshë-kërkuesit nga rrugët

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, saktësisht stacionet policore, kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë-kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni Policia, ka ndaluar dy perona ku një është nga Republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren e të cilët janë:
· G. Gj. ,e datëlindjes 1967, f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.
· B.A., i datëlindjes 1949, m/r/sh, i cili është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në rrugën ”Adem Jashari ” në Prizren.

Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku edhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Në bashkëpunim me DMH Drejtoria e Policisë Kufitare-Regjioni i Perëndimit/Gjakovë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.