28-04-2024

Nesër përfundon afati i SBASHK-ut/ A po shkohet drejt grevës, flet kryetari i SBASHK-ut

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe zyrtarë tjerë nga kjo sindikatë kishin paralajmëruar veprime sindikale, në rast se Qeveria e Kosovës nuk i përfill kërkesat e tyre.

Megjithatë, kur jemi një ditë para kësaj date, i pari i SBASHK-ut thotë se Kongresi në vendimin e vet e ka lanë afatin deri më 20 prill.

Qeveritë, sipas tij, e kanë zakon presin momentet e fundit dhe angazhohen duke shtuar se do të presin edhe nesër.

“Nesër është mbledhja ekzekutive e BSPK-së. Mbase edhe të bëjmë bashkë veprime. Nesër do ta kemi një takim dhe është 20 prilli që përfundon ky afat që ka dhënë kongresi. Jemi dakorduar që secila sindikatë të mos shkoj veç e veç , por do debatojmë nëse ka lajme të mira do t’i analizojmë, nëse jo besoj të gjithë sindikatat që janë pjesë e BSPK-së do të marrin vendim çka tutje dhe do të dalim me një komunikatë të përbashkët”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

Një nga kërkesat e SBASHK-ut është miratimi i ligjit për paga. Poashtu SBASHK ka kërkuar ndarjen e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e këtij ligji.

Asnjë koment

Comments are closed.