20-04-2024

Në Prizren lind numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia

Gjatë dy ditëve të fundit në Prizren ka lindur numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë kësaj periudhe kanë lindur 14 foshnja, gjysma prej të cilëve kanë qenë djem ndërsa gjysma vajza.

Një ditë më parë kanë lindur nga katër vajza e katër djem, ndërsa më pas nga tre djem e po aq vajza.

Gjatë këtyre ditëve ndërkaq 5 lindje apo një e treta kanë qenë “cezariane”  (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.