29-04-2024

Në Prizren mbahet aktivitet vetëdijësues për Kancerin e Gjirit

Për nder të muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxha, gjatë ditës së sotme morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në  Sheshin “Shatërvan” në Prizren ku është bërë shpërndarja e fletushkave me moton, “Zbulimi i Hershëm i Kancerit të Gjirit Shpëton Jetë”.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit mezi arrin mesin e tabelës për përfaqësimin gjinor (Dokument)

Po ashtu Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor, stafi i kabinetit të Diagnostikës (Ultrazë dhe Mamografi) në QKMF, do të punojë edhe të shtunave, si orar shtesë, për të gjithë gratë që janë të interesuara për t’u testuar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.