Në Prizren nis testi vlerësues ndërkombëtar “PISA”
Sot, në Shkollën e Kompetencës në Prizren është mbajtur testi vlerësues ndërkombëtar PISA, projekt ky i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në këtë test, do të marrin pjesë 530 nxënës nga 18 shkolla.
Drejtoresha e Arsimit e Prizrenit Luljeta Veselaj-Gutaj u shpreh se mbështetja dhe gatishmëria e drejtorisë për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi nuk ka munguar, derisa bëri thirrje tek mësimdhënësit për angazhim maksimal dhe inkurajim të nxënësve për të arritur rezultat e sukses sa më të mirë. / Gazeta e Prizrenit /