22-10-2024

Në Prizren po festohet Kurban Bajrami

Sikur në tërë botën edhe në Prizren e Kosovë myslimanët po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice.

Asnjë koment

Comments are closed.