Në Prizren së shpejti hapet “Altera” – njëra ndër libraritë më të mëdha në Kosovë

Në Prizren më 10 shkurt hapet libraria “Altera”, që vjen me alternativa të shumta për kënaqësinë e adhuruesve të fjalës së shkruar si dhe pajisjeve cilësore.

Lokali gjendet në rrugën Tirana pranë Abi Çarshisë. Me koncept atraktiv dhe tejet inspriues, Altera vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve.

Po ashtu ekziston një mundësi e gjerë e përzgjedhjes së materialeve për zyre dhe biznese, pajisje për laboratorë, për shkenca natyrore dhe teknologjisë kompjuterike, instrumente, ngjyra, materiale profesionale për art figurativ dhe dekor, e shumë paisje tjera për nevojat shkollore të nxënësve.

Një hapësirë relaksuese për lexim, Altera ofron të gjitha për ata që duan të shijojnë kafenë me librin e preferuar.

Për çdo detyrë, e për çdo nevojë – është Altera. /GazetaePrizrenit.net