Në Prizren sulmohet një femër
Policia ka raportuar për katër raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.
Njëri prej tyre në Prizren.
Prizren 13.03.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.