19-09-2024

Në rrugën Gjakovë Prizren arrestohen tre burra me dy vajza në veturë 

Në një rast që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prizrenit, Policia i kapi mat disa burra me dy të mitura, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, tre personat e dyshuar fillimisht janë ndalur për kontroll mbrëmë pas mesnate nga Policia në kryqëzimin e rrugën Prizren – Gjakovë.

Në automjetin ku ndodheshin tre të dyshuarit, kanë qenë edhe dy vajza, të moshës së mitur, të cilat nuk kanë pasur mjete identifikuese dhe dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit.

Të njëjtat burime thonë se Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacion policor palët, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve dhe nisjen e hetimit për t’u zbardhur rrethanat e rastit,

Hetimi është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa vajzat janë dërguar për ekzaminim – ndërsa brenda afatit ligjor do të merren edhe veprimet e tjera.

Asnjë koment

Comments are closed.