22-07-2024

LDK në Prizren kritika pushtetit të Totajt për zhytje në luks duke keqpërdorur paranë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, përmes një komunikate për media ka akuzuar pushtetin lokal pas dështimit të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal, duke deklaruar se pushteti i  Shaqir Totajt dhe drejtorët e tij, të zhytur në luks duke keqpërdorur paranë publik, sot i ikën përballjes me kuvendarët e opozitës.

“Pushteti i Shaqir Totaj, i zhytur në luks duke keqpërdorur paranë publike, duke i shërbyer individëve dhe jo qytetarëve, kanë filluar edhe të ikin nga përgjegjësitë që i kanë në Kuvendin e Prizrenit.

Shaqir Totaj dhe drejtorët e tij, sot i ikën përballjes me kuvendarët e opozitës.

Rehatinë që ia kanë krijuar vetes Shaqir Totaj dhe grupi i vogël rreth tij ka filluar t’i bëj arrogant përballë qytetarëve dhe kuvendarëve të opozitës në Prizren.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, nuk bëhet asnjëherë pjesë e arrogancës, prandaj kuvendarët e LDK-së nuk qëndruan në seancë për t’i krijuar komoditet Shaqir Totaj dhe grupit tij të vogël me të cilin qeverisë.

LDK në Prizren do të jetë zë i qytetarëve dhe gjithmonë krah tyre. Nepotizmin, keqpërdorimin e parasë publike, arrogancën dhe keqqeverisjen e këtij pushteti, LDK në Prizren e ka pasqyruar me kohë para qytetarëve.

Qytetarët e Prizrenit, nuk meritojnë këtë qeverisje! Qytetarët e Prizrenit, do ta ndëshkojnë këtë qeverisje!

Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa e vetme për Prizrenin.”, thuhet në komunikatën derguar mediave na zyra për informim e LDK-së.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

 

Asnjë koment

Comments are closed.