Në Savrovë të Suharekës shënohet 20 vjetori i rënies së 28 martirëve dhe dëshmorëve
Në fshatin Savrovë të Komunës së Suharekës u përkujtuan 28 martirët dhe dëshmorët e këtij fshati.
Pikërisht më 2 qershor të vitit 1999 në qendër të fshati policia serbe vrau 6 djemtë të familjes Hasanaj, Alush Hasanaj, Agim Hasanaj, Sherif Hasanaj, Ymer Hasanaj, Islam Hasanaj dhe Xhevat Hasanaj, ndërsa trupat tyre i varrosi në istikamet e UÇK-së në fshatin Bukosh.
Gjithashtu për te nderuar sakrificën e të rënëve në këtë tubim ishin edhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj si dhe deputeti i Levizjes Vetvendosje, Salih Zyba.
Në përkujtimin e 20 vjetorit të rënies Bali Muharremaj theksoi se dëshmoret dhe martirët janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Pjesë e këtij tubimi ishte edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur në këtë rajon z. Shaqir Palushi.
Savrova edhe pse një fshat i vogël, ajo ne luftën e fundit, i pati te vrarë 24 martire, ne mesin e tyre edhe pleq dhe fëmijë.