Në Zym të Hasit vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut
Në Zym të Hasit të Prizrenit është vendosur gurthemeli për ngritjen e shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në kuadër të 550-vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Zym po mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor ‘Takimet e Gjeçovit’.
Ky manifestim është ndër ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohen jo vetëm në regjionin e Prizrenit, por edhe me gjerë.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka shprehur kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës është bashkë me zymjanët në aktivitetin tradicional “Takimet e Gjeçvit”.
“Kjo ngjarje, si rrjedhojë e karakterit dhe rëndësisë së madhe kulturore e shoqërore, por edhe shkencore që ka, është i pakrahasueshëm nga karakteri i tij dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si një ngjarje tradicionale”,ka thënë ai./GazetaePrizrent.net/