22-11-2024

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Prizrenit dhe asaj Edirne ( Turqi)

Kryetari i Prizrezrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Edirnes (Turqi), z. Recep Gürkan.

“Përmes këtij memorandumi të dy Kryetarët u pajtuan që të zbatohen politika të zhvillimit në fushat si: arsimi, ekonomia, turizmi, kultura dhe sporti, përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe realizimit të aktiviteteve në Komunën e Edirnes dhe në Komunën e Prizrenit”, thuhet ne njoftim. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.