24-11-2024

Nënshkruhet memorandum për restaurimin e shkollës “Ruzhdije” në Prizren

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës “Ruzhdije” në Prizren, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Haskuka ka njoftuar që përmes këtij bashkëpunimi, tashmë i kanë ndarë obligimet, pjesën më të madhe të së cilave do ta kryejë TIKA, transmeton kp.

Ndërsa Burak Ceran, koordinator i përgjithshëm në TIKA, shkollën “Ruzhdije” e ka vlerësuar si një objekt shumë të rëndësishëm të trashëgimisë së Prizrenit dhe ka thënë se është i lumtur që po përkrahin një projekt të tillë.

Ai nuk ka dashur të flasë për buxhetin e projektit, me arsyetimin se ky është një donacion dhe jo borxh që ata i kanë Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se kur është fjala për Kosovën, shuma e parave nuk vjen në shprehje.

Veton Ferizi, sekretar permanent në MKRS, ka thënë se do të emërojnë një organ mbikëqyrës për këtë projekt dhe do ta japin përkrahjen e kërkuar. Ai ka treguar se do të jenë çdoherë afër komunës së Prizrenit në projekte të tilla, dhe ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.