Nesër, në orën 16 varrosen familjarët nga aksidenti tragjik
Nesër, në orën 16 bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, të cilët humbën jetën në aksidentin rrugor Suharekë-Duhël, në Biraqë.
Varrimi do të bëhet në fshatin Sopijë. Në mesin e të vdekurve janë edhe djali Erjoni 12 6 vjeçar dhe vajza Eliesa, 4 vjeçare.
Për këtë nesh Suhareka do të ketë Ditë zie, të cilën e ka shpallur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Me këtë rast Komuna e Suharekës do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.