24-04-2024

Rahoveci do të shqyrtojë raportin 6 mujor financiar për vitin 2018

Kryesuesi  i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), Afrim Dina, ka ftuar të gjithë anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e pestë të rregullt e cila do të mbahet me datë 17 Korrik 2018, (e martë ) me fillim në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

 

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite: Shqyrtimi i Raporti gjashtë mujor financiar për vitin 2018, pastaj Shqyrtimi i Raportit të Zyrës Kombëtare të  Auditimit për vitin 2017, Shqyrtimi i informatës mbi ecurinë e hartimit të PZHK-së, si dhe Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të katër parcelave komunale.

Asnjë koment

Comments are closed.