27-04-2024

Nesër seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës

Nesër pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.

Ndërkohë, Albin Kurti ka bërë të ditur vendimin e tij për largimin e taksës për lëndën e parë prej datës 15 mars, ndërsa prej datës 1 prill taksa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditore.

Asnjë koment

Comments are closed.