Nesër Superliga: Ballkani pret Llapin, Liria mysafire e Ferizajt
Elita e futbollit të Kosovës, këtë fundjave kthehet me ndeshjet e xhiros së dytë. Nesër në Superligë do të luhen tri ndeshje. Një sfidë pritet në duelin ku Ballkani pret Llapin. Kjo është ndeshja e parë, në terrenin e tyre për suharekasit, të cilët pikët e para i fituan në Prizren, ndaj Lirisë.
Ballkani është rikthyer në këtë rang garash, pas 8 vjetësh dhe ndeshja pritet të zgjojë interesim tek adhuruesit e futbollit të kësaj ane, aq më tepër kur startin e nisi me fitore.
Pikët e para në këtë edicion, të dielën do t’i kërkojë si mysafire edhe Liria kundër Ferizajt të Afrim Tovërlanit. Liria ndeshjen e parë si nikoqire pësoi humbje ndaj Ballkanit. /GazetaePrizrenit.net/
IPKO Superliga / Java e Dytë
E shtunë, 25 gusht:
16:45 Ballkani –Llapi
16:45 Drenica – Feronikeli
16:45 KEK-u – Gjilani
E diel, 26 gusht:
16:45 Drita – Flamurtari
16:45 Ferizaj – Liria
16:45 Trepça ’89 – Prishtina