New Basket nga Prizreni fiton Kupën në Superligën U18 për meshkuj
New Basket fiton Kupën në Superligën U18 në konkurrencën e meshkujve.
Skuadra prizrenase në finale ka mundur Pejën me shifrat 50:89. MVP është shpallur basketbollisti Benet Mitrovica i New Basket.
Trofeun për skuadrën fituese e kanë ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Kurti dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi, derisa çmimin MVP e ka ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Artan Kurti./Gazeta e Prizrenit
